INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestuesit “djegin” sërish Rumaninë, mbi 460 të plagosur [FOTO]

Protestuesit “djegin” sërish Rumaninë, mbi 460 të plagosur [FOTO]

Publikuar më: 12:42 11-08-2018

Rikthehen sërish protestat në Rumani, ku me mijëra qytetarë kryesisht diaspora rumune ka dalë të protestojë kundër qeverisë dhe korrupsionit

Gjatë përplasjes me policinë kanë mbetur të plagosur 460 persona.

Demonstrata kundër qeverisë socialdemokratike doli jashtë kontrollit dhe ishte një nga më të mëdhatë e realizuara ndonjëherë në vend.

Sipas njoftimeve të medias, policia sulmoi protestuesit me gaz lotsjellës dhe uj, por edhe me shkopë gome.

Të plagosurit janë 440 civilë dhe 24 agjentë policie, ndërsa rreth 65 të lënduar janë shtruar në spital.

Raportimet fillestare ishin për 50 mijë pjesëmarrës, por numri i protestuesve ka qenë më i lartë dhe mendohet të ketë prekur shifrën e 80 mijë vetëve.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ekzekutivit të akuzuar për korrupsion.

5.PNG

4.PNG

98888.PNG

5555.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034887790679932