INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestuesit e arrestuar në Gjykatën e Apelit! Familjarët dhe opozita në protestë[FOTO]

Protestuesit e arrestuar në Gjykatën e Apelit! Familjarët dhe opozita në protestë[FOTO]

Publikuar më: 09:30 20-04-2018

Në ora 10 kanë mbërritur në Gjykatën e Apelit Shkodër 11 kukësianët e arrestuar për protestat e dhunshme në "Rrugën e Kombit" tre javë më parë. Gjykata e Apelit do të rivlerësojë masës e sigurisë, pasi ata e kanë apeluar vendimin e shkallës së parë. Mësohet se trupa gjykuese përbëhet nga Astrit Kalaja, Hajrie Mulmataj dhe Vojsava Osmanaj. Ndëra prokurorë janë Elvin Gogaj dhe Brahim Ndragjoshi.

Ashtu siç ishte njoftuar një ditë më parë jashtë ambienteve të Gjykatës së Apelit po zhvillohet dhe një protestë nga qytetarët e Kukësit në mbështetje të të arrestuarve. Në protestë janë edhe deputetë të PD.
Ndërsa policia ka vendosur të qëndrojë në gatishmëri me 200 efektivë dhe ka bllokuar aksin, drejt Gjykatës.

Ja kush janë 11 protestuesit e arrestuar:
Shpëtim Toda
Xhevahir Hereni
Elton Cengu
Florin Onuzi
Shkëlqim Vata
Xhevahir Gashi
Ervis Ruçi
Rasim Onuzi
Vasil Laçi
Abdi Haziri
Edmond Matmuja

prrrok.jpg

apel.jpg

proooook.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936