INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Protestuesit e Zharrëzës të raskapitur nga rrugëtimi me këmbë po i afrohen, Tiranës [VIDEO]

Publikuar më: 16:31 24-02-2017

Rreth 40 banorët e Zharrëzës kanë ecur për tre ditë më këmbë për të vijuar protestën në kryeqytet. Edhe pse duket se janë në fund të rrugës kanë ende për të bërë. Ata aktualisht ndodhen në Gërdec dhe do të ecin dhe pak sepse fuqitë po ju shterrin e sonte do qëndrojnë në çadra në Vorë për të nisur rrugën sërisht nesër drejt Tiranës. Parashikohet që në mesditë të arrijnë në destinacion, pranë institucioneve që nuk i kanë dëgjuar deri më sot për të vijuar protestën deri në realizimin e kërkesave të tyre për një jetë më të sigurtë.
Për më shumë ndiqni videon ku tregohet qartë se “maratonomakët e drejtësisë” janë shumë pranë Vorës.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779