Grupe protestuesish nisën të mblidhen në Bulevard, pak kohë para orës zyrtare të mbajtjes së protestës. Qytetarët e ardhur nga qytete të ndryshme të vendit i bashkohen protestës për arsye të ndryshme. Ata rrëfejnë për kameran e In Tv Albania motivin e tyre për të marrë pjesë në protestë. “Jemi këtu për Republikën e Re. Pushteti nuk mbahet me dhunë”-shprehen ata, ndërkohë që një anëtar i PD-së thotë se “nuk ka nevojë për polici, pasi ata e mbrojnë vet qytetin”.