Një grup nga protestuesit të cilët ndodheshin para parlamentit kanë bllokuar rrugën dytësore të parlamentit. Ata nuk lejuan deputetët të largohen.
Deputetët e Partisë Socialiste ndodhen në oborrin e parlamentit, por nuk kanë nga të dalin.
Pas tensioneve që ndodhën në Kuvend, ku kryeministri Rama u qëllua me vezë nga deputeti Endri Hasa, seanca plenare u shty për në orën 18:00 të pasdites.