Tek ishin përballë parlamentit protestuesit filluan të ushtronin presion mbi radhët e para të kordonit të sigurisë të formuar nga policia.
Pas shtyrjeve të shumta, situata është agravuar më tej dhe duket se situatën e kaën marrë në dorë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët vendosën përdorimin e gazit lotsjellës, duke shpërndarë protestuesit që janë larguar në shumicë drejt Rrugës së Elbasanit.
Një episod i veçantë është vërejtur kur protestuesit kanë hapur rrugë për të kaluar kryedemokrati Basha, i cili ka qenë në vijën e parë të frontit përballë policëve dhe në mesin e protestuesve.
Mes policisë dhe protestuesve u ndodhën gjithashtu edhe ish-deputetët Flamur Noka dhe Klevis Balliu.
gazi lotsjelles from IN TV ALBANIA on Vimeo.