Protestuesit po tentojnë të çajnë dyert e brendshme të kryeministrisë, me hekura, dërrasa dhe me mjete të ndryshme.
Ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen për shkak të hedhjes nga ana e policisë së gazit lotsjellës.
Policia dhe garda u bëjnë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë.
'Ndërprisni veprimet e dhunshme, ruani qetësinë', janë këto thirrjet e efektivëve të pajisur me megafonë. Sipas policisë, protestuesit po kryejnë vepra penale.