INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prova filmike si u blenë me lekë në dorë votat në Dibër [VIDEO]

Prova filmike si u blenë me lekë në dorë votat në Dibër [VIDEO]

Publikuar më: 20:12 12-09-2016

Dibra tashmë ka një kryebashkiak të ri, dhe ai është Muharrem Rama, por disa prova të reja tregojnë mënyrën se si janë blerë votat në këtë bashki. Familjarët e kandidatit të Partisë Socialiste, Muharrem Rama, ofronin vende pune në këmbin të votës për qytetarët e Dibrës.

Është emisioni investigativ “Fiks Fare” që ka zbardhur këto pazare votash. Bashkëpunëtorët e tyre shkuan në farmacinë e vëllait të Muharem Ramës në Dibër, pasi kishin informacion se jepeshin lekë në këmbim të votës. Gjatë bisedës, vëllai i kandidatit Rama i kërkon qytetarit listën e votuesve që kishte me vete, ndërkohë që në ato momente, aty vjen dhe vëllai tjetër i kandidatit, Nehat Rama.

Pas një bisede të shkurtër me të dhe teksa shohin listën, Nehat Rama i kërkon qytetarit që të kthehej pas 15 minutash. “Shkoni tek radiologjia këtu, ose shkoni pini ndonjë kafe ku të doni e pastaj ecni, Të bëjmë një konsultë, kush do ua japë. A mirë? Dhjetë minuta a një çerek ore, mirë”, i drejtohet vëllai i kandidatit qytetarit të interesuar për para.

Qytetari kthehet pas 15 minutash, ku takon sërish Nehat Ramën, i cili i cakton një takim për të nesërmen në mëngjes. “Do shkosh e takojsh Ilir Venecin, mirë atje do shkojsh, do i thuash të çoj Nehati, mirë. Më çoi Nehati i thuaj. Ai të mbaron punë mirë se ai e ka atë zonë”, shprehet vëllai i Muharrem Ramës.

Qytetari paraqitet një ditë më vonë dhe gjen një koleg të vëllait të kandidatit, i cili i kishte thënë që të takonte një koordinator të PS-së. Qytetari u takua me koordinatorin e PS-së në rrugë dhe i ka thënë që do e telefononte një person që ka zonën. Gjatë bisedës telefonike, koordinatori është shprehur se nuk japin para, por mund të bisedojnë për ndonjë vend pune pas zgjedhjeve.

Në disa raste në fshatra të Dibrës nuk mungoi votimi kolektiv. Emisioni transmetoi disa raste në fshatrat Sllovë, Rrënxë dhe Muhur, ku 2-3 veta votojnë bashkë, ndërkohë që vëzhguesit thonë se gruaja bën çfarë i thotë burri, duke e cilësuar këtë veprim si diçka e zakonshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727