INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Provat e Prokurorisë: Tahiri ka kryer 4 udhëtime jashtë vendit me Habilajt, ja datat

Provat e Prokurorisë: Tahiri ka kryer 4 udhëtime jashtë vendit me Habilajt, ja datat

Publikuar më: 18:31 19-10-2017

Kryeparlamentari Gramoza Ruçi në një dalje për media bëri të ditur se nesër në orën 11:00, do të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, për të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri.
Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda tregojnë se në vitin 2014, Saimir Tahiri ka dalë nga Shqipëria katër herë së bashku me Artan Habilajn, të cilit i ka shitur makinën. Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij lidhet me një provë të fortë që ka të bëjë me makinën tip “Audi” me targë AA03GB që iu shiti Habiljave.
Udhëtimet e Saimir Tahirit me Artan Habiljan, sipas hetimeve, janë bërë në muajin gusht të vitit 2014. Ndërsa makinën që Tahiri i shiti në 2013 kushëririt të tij Artan Habilaj, ky i fundit ia ka shitur më pas vëllait të tij, Moisi Habilaj.
Autoritetet italiane kanë zbuluar se ndonëse ai ua ka shitur Habiljve makinë më datë 05.11.2013, ka udhëtuar me të plot katër herë të tjera, ndërsa në makinë ishin edhe Habilajt.
“Subjekti nën hetim Saimir Tahiri në datë 05.11.2013 ka realizuar shitjen e mjetit me targë AA03GB tek personi nën hetim Artan Habilaj, vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj”, ndërsa “më datë 16.08.2016, 30.08.2014, 29.08.2014 08.08.2014 personi nën hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targë AA03GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur më datë 15.11.2013”,- sqarohet nga Prokuroria për Krime të Rënda
Sipas organit të akuzës, Moisi Habilaj ka përfituar nga lidhjet e ngushta me Tahirin kundrejt shpërblimeve, ndërsa ish-ministri dyshohet se ka siguruar paprekshmërinë e grupit kriminal, që vepronte në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Article Logic
Execution time: 0.0035021305084229