INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Provimet e maturës! Ja përmbajtja e programit orjentues për Gjuhë-Letërsinë

Provimet e maturës! Ja përmbajtja e programit orjentues për Gjuhë-Letërsinë

Publikuar më: 10:26 06-02-2018

Ministria e Arsimit në ndihmë të nxënësve ka publikuar programet orjentuese për provimet e maturës 2018. Provimi i Gjuhë-Letërsisë, do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme, tekst tregimtar, poetik, dramatik, bindës/argumentues, përshkrues, shpjegues, informativ, eseistik dhe kulturologjik. Maturanti do testohet për aftësitë intelektuale të vëzhgueshme dhe të matshme, të synuara nga programi dhe të zhvilluara në lëndën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë, të tilla si: aftësia për të identifikuar dhe për të kuptuar, aftësia për të analizuar dhe për të zbatuar, aftësia për të vlerësuar, për të gjykuar dhe për të mbrojtur qëndrime të caktuara. Ndërsa përqindja e pikëve në test për secilin nivel do të jetë, nivelet e aftësive intelektuale, niveli bazë, niveli mesatar, niveli i lartë, përkatësisht 40%, 40% dhe 20%. Struktura e testit do të jetë: pjesa e parë, tekst letrar (45%), pjesa e dytë, tekst jo letrar (55%).

Kjo është lista e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar:
Homeri “Iliada”; Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”; N. Frashëri “Lulet e verës”; De Rada “Këngët e Milosaos”; Bajron “Çajld Harold”; Fishta “Mrizi i zanave”, Poradeci “Lirika”; Migjeni “Vargjet e lira”; Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”. PROZË Servantes “Don Kishoti”; Hygo “Katedralja e Parisit”; Pashko Vasa “Bardha e Temalit”; Balzak “Evgjeni Grande”; “Xha Gorio”; P. Marko “Qyteti i fundit”; Kadare “Kështjella”; Kamy “I huaji”; Markes “100 vjet vetmi”; Koliqi “Tregtar flamujsh”. DRAMË Eskili “Prometeu”; Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta”, “Mbreti Lir”, “Makbeth”,“Hamleti”; Molier “Mizantropi”; Ibsen “Shtëpi kukulle”, ”Armiku i popullit”; Çajupi “14 vjeç dhëndër”; Noli “Izraelitë dhe filistinë ”.

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781