INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Provimet e maturës. Maturantët humbin ndjenjat nga ankthi dhe vapa [VIDEO]

Provimet e maturës. Maturantët humbin ndjenjat nga ankthi dhe vapa [VIDEO]

Publikuar më: 15:10 08-06-2018
Temperaturat e larta kanë sjellë probleme shëndetësore këtë të premte për maturantët që i janë nënshtruar provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. In tv sjell vëzhgimin e kryer në shkollat e kryeqytetit, ku temperaturat e larta dhe stresi i provimit, ka sjellë dhe raste të shfaqjes së komplikacionve shëndetësore. Një maturante në shkollën ‘Petro Nini‘ ka humbur ndjenjat dy herë gjatë zhvillimit të procesit të provimit, ku është dashur ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve deri sa gjendja e saj të stabilizohej. Bluzat e bardha thanë se shkak i gjendjes së saj shëndetësore ka qenë stresi dhe temperaturat e larta ku është mbajtur provimi. Vetë maturantët pohuan se në klasa ishte shumë e nxehtë, çka e bënte të vështirë përqëndrimin për zhvillimin normal të pyetjeve që përmbante testi.
 
Sequence_01.00_05_43_47.Still006.jpg
''Ishte shumë nxehtë në klasa''pohon maturantja
 Maturanti  i dytë pohon se: 'Stresi dhe vapa ndikuan shumë në mospërqëndrim gjatë provimit.' 
 
Por nuk ishin vetëm maturantët që përjetuan  stresin e provimeve, por edhe prindërit e tyre, të cilët pavarësisht temperaturave të larta kanë pritur me orë të tërë jashtë kangjellave që fëmijët e tyre të përfundonin provimin.
 
Sequence_01.00_07_54_26.Still005.jpg
 
’Më  shumë stres kemi ne prindërit se fëmijët’ thotë prindi i një maturanti.
’E kuptoj stresin e tyre’ thonë një nënë
 
matura.jpg
 
Maturantët janë futur në klasa rreth orës 8 të mëngjesit, ndërsa provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë ka nisur në orën 10, i cili ka zgjatur dy orë e 30 minuta. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768