Që në muajin shkurt, Ministria përcaktoi numrin e provimeve, që ndryshe nga vitet e kaluara do të jenë vetëm katër dhe jo pesë, duke lehtësuar maturantët nga dhënia e një prej provimeve me zgjedhje. Ndërkaq, ato me detyrim do të jenë në fuqi.
Testimi i njohurive në provimet e detyruara do të mbështetet vetëm në dijet e marra nga kurikula bërthamë, ndërsa për lëndën që maturanti e përzgjedh vetë, MAS nuk mban përgjegjësi nëse e ka kryer apo i është ofruar ajo lëndë në shkollën e tij.
Ministria e Arsimit ka bërë dhe një ndryshim tjetër në udhëzimin për provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2019, duke iu shtuar tetë lëndëve bazë edhe tri të reja, me njohuri të marra kryesisht në shkollat e mesme të muzikës.
LISTA E LËNDËVE ME ZGJEDHJE DO TË JETË SI MËPOSHTË:
• Kimi
• Fizikë
• Biologji
• Histori
• Gjeografi
• Qytetari dhe Psikologji
• Filozofi dhe Sociologji
• Ekonomi
• Histori baleti
• Histori muzike
• Histori arti