INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROVOKACIJA?! Dua Lipa sapo çmendi serbët me këtë DETAJ në veshjen e saj në eventin ''Brit Awards''? E shihni këtu! [FOTO]

PROVOKACIJA?! Dua Lipa sapo çmendi serbët me këtë DETAJ në veshjen e saj në eventin ''Brit Awards''? E shihni këtu! [FOTO]

Publikuar më: 14:44 21-02-2019

Tjetër sukses i Dua Lipës!

Dua Lipa me plot meritë mund të konsiderohet si njëra nga këngëtaret më të suksesshme. Vetëm brenda këtij muaji, ajo arriti të fitojë tri çmime ndërkombëtare, dy në “Grammy Awards” dhe një në “Brit Awards”.

Në ceremoninë e mbrëmshme të “Brit Awards”, artistja shqiptare fitoi çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit” me këngën “One Kiss”, që është në bashkëpunim me Calvin Harris. Por ç’ka i befasoi të gjithë ishte veshja e këngëtares shqiptare.

Dua ka veshur fustan me ngjyrë të kaltër me yje e këpucë të verdha, pra me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

lrut.jpg

 

Kjo i ka rënë në sy edhe aktorit shqiptar Fatmir Spahiu i cili ka reaguar nëpërmjet një Instastory me disa fjalë.

“Tronditet Serbia, Dua jonë në Brit Awards me fustan me simbole të flamurit të Kosovës! Provokacia”, ka shkruar ai në Instagram.

r.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0023360252380371