Një gol në pjesën e dytë i ka mjaftuar Suedisë për të kaluar në çerekfinale të Botërorit. Zvicra e shqiptarëve, edhe pse me shumë raste për gol, nuk arritit të tregonte saktësi përpara portës.
Loja ishte e hapur për të dyja skuadrat, por suedezët ishin ata që në fund buzëqeshën. Zvicra largohet me kokën lart, pasi deri në këtë fazë zhvilloi një kampionat për t’u vlerësuar.
Ndeshja më e rëndësishme ishte ajo me Serbinë ku përmbysi gjithçka dhe mori 3 pikë, një ndeshje që mesa duket u paska djegur shumë. Kjo pasi mediat serbe po festojnë për eliminimin e Zvicrës ku luajnë 4 shqiptarë.
Kurir’ pas ndeshjes shkroi: “Suedezët nxorën jashtë Botërorit zviceranet dhe shqiptarët”