Eurovisoni përveç se një festival kompetitiv kënge, e ka të pamundur të shmangë edhe politikën midis shteteve në disa raste të caktuara.
I tillë ka qenë dhe rasti i fundit nga mediat serbe, të cilët shqiponjën dykrenare të Jonida Maliqit e kanë keqinterpteruar duke e cilësuar si ‘’provokacija’’ për kombin e tyre.
Portali serb b92, ka shkruar "Provokimi nga përfaqësuesja e Shqipërisë: As në Eurovision nuk shkojnë pa e bërë shqiponjën me dy koka".
Sipas tyre, Jonida Maliqi e ka bërë simbolin e shqiponjës, pak para fillimit të këngës nga përfaqësuesja e Serbisë.
Madje shkruhet në mënyrë ironike se ajo doli me qetësi në skenë dhe i përshëndeti të gjithë.