Konsumatorët kosovarë kanë konstatuar një parregullsi në një dyqan në Zvicer, pasi në fanellat e përfaqësueses së Serbisë ishin vendosur harta e këtij shteti ku përfshin edhe territorin e Kosovës.
Kosovarët kanë reaguar menjëherë duke u ankuar tek kompania e cila kishte nxjerrë në shitje këto triko pasi janë ndjerë të ofenduar. Sakaq shumë shpejt ka reaguar edhe kompania duke tërhequr mbrapsht të gjitha fanellat e Serbisë .
“E kuptojmë pakënaqësinë e konsumatorëve tanë nga Kosova. E kemi tërhequr tërë sasinë e fanellave nga dyqanet. Blerësit që veç i kanë blerë fanellat mund t’i kthejnë, të rimburësohen me para apo t’i ndërrojnë me ndonjë artikull tjetër”, thuhet në njoftimin e kompanisë