Duket se në këtë Kampionat Botëror, simboli i Shqiponjës dy krenare po zë vend të veçantë.
Pasi Granit Xhaka dhe xherdan Shaqiri festuan festuan golat e tyre kundër Serbisë me simbolin e shqiponjës, gjestin e njejtë e bëri edhe futbollisti Zviceran Lihshtajner, ndërsa sonte golin e tij e ka festuar edhe futbollisti i Arabisë Saudite, Salem Al-Daësari.
Mediat serbe kanë reaguar pas gjestit që bëri mesfushori i Arabisë Saudite, Salem Al Dausari, i cili festoi golin e fitores kundër Egjiptit me simbolin e shqiponjës.
Kështu, një prej gazetave më të mëdha në Serbi, ‘Alo.rs’ shkruan se është e panjohur arsyeja se pse lojtari bëri shqiponjën me duart e tij, duke rikthyer në kujtesë festimet e Xhakës dhe Shaqirit gjatë ndeshjes kundër Serbisë.