INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Provokimi i radhës?! Young Zerka sapo na tha të gjithëve se po bashkëjeton me Ronela Hajatin

Provokimi i radhës?! Young Zerka sapo na tha të gjithëve se po bashkëjeton me Ronela Hajatin

Publikuar më: 14:36 27-04-2019

Historia e dashurisë midis Young Zerkës dhe Ronela Hajatit, e cila nuk u konfirmua kurrë nga palët gjithmonë e më shumë po shkakton lajm.

Pak javë më parë në shtypin rozë u diskutua vazhdimisht se çifti i kishte fund lidhjes, pasi ata nuk ndiqnin më as njëri-tjetrin në “Instagram” dhe nuk ishin parë më bashkë kohëve të fundit.

Të ftuar nëpër studio televizive, ata preferonin t’i shmangeshin këtyre pyetjeve me ironi dhe sarkazëm.

Së fundmi, gjatë një interviste për "Mirage", këngëtari Young Zerka ka zbuluar projektet e reja të cilat do t'i sjellë shumë shpejt.

Sigurisht, gjatë intervistës ai s'mund t'i shpëtonte pyetjes në lidhje me Ronela Hajatin, për të cilën tregoi një detaj që me siguri i ka bërë të gjithë kuriozë. Zerka shprehet se Ronelën e ka lënë në shtëpi, duke lënë të kuptohet se çifti po bashkëjeton.

"Ronelën e lashë në shtëpi se kishte punë me projekte të tjera, po i përgatit edhe e lashë në shtëpi. Domethënë, ajo është duke punuar me projektet e tjera, unë po punoj me projektet e mia."- është shprehur Zerka gjatë intervistës.

Ende nuk jemi të qartë për lidhjen e tyre, por e dimë se këto deklarata na bëjën shumë konfuzë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035538673400879