IN SPORT
Provokimi i rumunëve: Të dielën sfidojmë Shqipërinë B

Provokimi i rumunëve: Të dielën sfidojmë Shqipërinë B

Publikuar më: 13:13 17-06-2016

Në Rumani duket se e konsiderojnë formalitet fitoren ndaj Shqipërisë. Kjo shihet qartë në mesazhet që po përcillen përmes mediave më prestigjioze në Rumani. E përditshmja sportive rumune,“Pro Sport” ka publikuar një artikull në lidhje me duelin e radhës kundër Shqipërisë, i fundit në kuadër të Grupit A në “Euro 2016”.

Por, në të nuk bëhet fjalë për një parashikim të zakonshëm të ndeshjes. “Pro Sport” e konsideron duelin e Rumanisë me Shqipërinë si një “Shqipëri B”, duke aluduar se ekipi A ishte ai i Zvicrës, që ka gjashtë futbollistë me origjinë shqiptare, përcjell “Lajmi.net”.

“Tani duhet të mendojmë në mënyrë cinike si Jordanesku.

E ndalëm Shqipërinë A me një pikë dhe të dielën shkojmë drejt kualifikimit me Shqipërinë B”, shkruhej dje në artikullin e “Pro Sport”, në një shkrim dedikuar shanseve që kanë rumunët për kualifikim.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0022320747375488