Duket se në ditët e sotme nuk ka një kufizim të caktuar, në atë se çfarë mund të quhet e drejtë për meshkujt apo femrat.
Së fundmi një nga artistët shqiptarë që po çan në tregun muzikor ndërkombëtar ka vendosur që të jetë nudo në koverin e ri të këngës.
Durim Morina ka një bashkëpunim me kompaninë gjigande “Sony Music Entertainment”
Ndjekësit e Mirudit janë bërë kuriozë të dinë nëse në foton e fundit të publikuar në Instagram është pa asnjë rrobë në trup.
“Po, në art koverin e këngës jam nudo!”, iu përgjigj këngëtari një prej ndjekësve.
Në mbishkrimin e fotos ai shprehet se është shumë i emocionuar:
“Ndihem sikur kam pritur gjithë jetën time për të njoftuar këtë këngë. Faleminderit të gjithëve që unë jam këtu ku jam sot”.
Kujtojmë se Mirudi mori pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën “Nënë”. Ai jeton prej rreth 8 vitesh në SHBA dhe duket se po hyn në tregun amerikan të muzikës, ku arriti suksesin më të madh me këngën “Puzzle”.