Hamburger, patate të skuqura, pica, ushqim fast food, tipik amerikan.
Është ky banketi që ka shtruar Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ku kishte ftuar kampionët e futbollit Clemson Tigers.
Me këtë mënyrë shërbimi Trump ka ironizuar mbylljen e qeverisë duke thënë se shërbimet mungojnë.
Ai shtoi se e pagoi vetë catering dhe se mungesa e personelit i detyrohet pikërisht mbylljes së qeverisë.
“Për shkak të mbylljes…ne kemi zgjedhur të porosisim ushqim të shpejtë amerikan, paguar nga unë”, u tha ai reporterëve.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi demokratët se nuk pranojnë të miratojnë buxhetin për ndërtimin e murit me Meksikën çka ka çuar në kolaps administratën.