INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS dhe LSI bëhen bashkë. Miratojnë ligjin për Vettingun në Polici

PS dhe LSI bëhen bashkë. Miratojnë ligjin për Vettingun në Polici

Publikuar më: 09:44 06-03-2018

Parlamenti e përfundoi seancën maratonë pak para mesnatës, ku edhe u votuan disa ligje dhe marrëveshje, mes të cilëve edhe ligji për vettingun në polici. Vettingu për punonjësit dhe drejtuesit e policisë dhe gardës, mori 88 vota nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërsa PD abstenoi me 33 vota dhe një kundër të Enkelejd Alibeajt. Ashtu siç edhe deklaroi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi palët ranë dakord që ligjit të Vettingut për policinë ti bashkoheshin edhe 19 amendimet. LSI ishte dakordësuar me PS per futjen e amendamenteve. Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 121 vota edhe ngritjen e Komisionit Hetimor për Saimir Tahirin. Kryetar i këtij komisioni do të jetë demokrati Paloka, ndërsa n/kryetare socialistja Ermonela Felaj. Mazhoranca dhe opozita kishin rënë dakord për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore për kultivimin e lëndëve narkotike.

Article Logic
Execution time: 0.006126880645752