INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS dhe LSI “përplasje” për kampingun e të rinjve në Jalë

PS dhe LSI “përplasje” për kampingun e të rinjve në Jalë

Publikuar më: 19:11 11-07-2017

Pas deklaratave të sotme të nënkryetarit të LSI, Luan Rama i cili foli sot për kampingun që do të organizojë LRI-ja me të rinjtë eurosocialistë, si çdo vit në plazhin e Jalës, ka ardhur reagimi i FRESSH.

Në deklaratën e Forumit Rinor Euro Socialist Shqiptar, shprehet keqardhje për deklaratat e nënkretarit të LSI, Luan Rama. Në reagimin e saj FRESSH-i i PS-së, thotë se strukturat e LSI-së po keqinformojnë dhe manipulojnë opinionin publik, në lidhje me kampin që organizon Internacionalja Socialiste e të Rinjve (IUSY) në Jalë.

Deklarata e plotë e FRESSH:

Në bazë të marrëveshjes së përbashkët që FRESSH dhe LRI kanë nënshkruar me Internacionalen e të Rinjve Socialistë (IUSY), festivali dhe aktivitetet e tij organizohen dhe mbështeten në mënyrë të barabartë nga dy forumet, të cilat nga datat 14-21 korrik do të mirëpresin 400 të rinj nga e gjithë bota. Këtë fakt e konfirmojnë me prezencën e tyre këtu presidenti i Internacionales Socialiste të të Rinjve (IUSY), Howard Lee si dhe Sekretari i Pergjithshëm, Alessandro Pirisi.

Gjejmë rastin të falenderojmë të rinjtë e LRI-së për përkushtimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm në mbarëvajtjen e këtij festivali me rëndësi për Shqipërinë dhe të rinjtë shqiptarë.

Të rinjtë e FRESSH dhe LRI-së janë bashkë në këtë aktivitet për të treguar vlerat më të mira të shqiptarëve, ndaj edhe një herë i lutemi kryesisë së LSI-së të distancohet nga këto mënyra të politikëbërjes dhe t’i lejojë të rinjtë të jenë pjesë dhe model i një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Article Logic
Execution time: 0.003903865814209