INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS e LSI kundër PDIU për hetimin e genocidit çam

PS e LSI kundër PDIU për hetimin e genocidit çam

Publikuar më: 12:00 26-01-2017

Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë për javën e ardhshme mes debatesh kërkesën e PDIU për ngritjen e një komisioni hetimor për tragjendinë çame. Kundër nismës së PDIU kanë qënë dy partitë e mëdha të koalicionit Partia Socialiste si dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Burime pranë Konferencës së kryetareve thanë se PS e LSI kanë qënë njëzëri në argumentin kundër këtij komisioni hetimor. Mësohet se dy partitë e mëdha kanë deklaruar se Kuvendi nuk ka kohë për nisjen e punës së këtij komisioni. Por kundërshtia është fokusuar dhe në tagrin që Parlamenti ka për të hetuar këtë çështje. Mësohet se PS e LSI ka theksuar se kjo çështje nuk është në tagrin e Parlamentit, pasi sipas tyre hetimi i genocidit është penal dhe i takon gjykatës. Ndërkohë Partia Demokratike nuk ka shfaqur kundërshti lidhur me kërkesën e PDIU, madje kundërshtinë e dy forcvave të mëdha e ka cilësuar si çështje të brendshme të koalicionit. Ndërkohë javën e ardhshme kreu i PDIU SHpëtim Idrizi do të bëjë konsultime me palët deri në javën e ardhshme, ku kjo çështje do të diskutohet sërish në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, me qëllim arritjen e një kompromisi.

Article Logic
Execution time: 0.0052921772003174