INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ps e uron për pjesëmarrjen në zgjedhje, Blushi i kthehet Tahirit: Kam regjistruar bëmat e qeverisë që të hoqën ty nga puna

Ps e uron për pjesëmarrjen në zgjedhje, Blushi i kthehet Tahirit: Kam regjistruar bëmat e qeverisë që të hoqën ty nga puna

Publikuar më: 20:25 04-04-2017

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar menjëherë pas urimit që bëri Partia Socialiste e Tiranës për pjesëmarrjen e tij në zgjedhje. Në një status në Facebook, Blushi i drejtohet Saimir Tahirit, si drejtues i PS-së në Tiranë, duke e quajtur “zëdhënësi im”.

“Saimir Tahiri paska vendosur te behet zedhenesi im. Une nuk kam as shkumës as dërrasë të zezë por sigurisht kam laps dhe letër për të rregjistruar gjithë bëmat e qeverisë që e hoqi Sajmirin nga puna për një darkë me Ilirin!” shkruan Blushi.

Reagimi i tij erdhi pasi PS e Tiranës nëpërmjet një njoftimi shprehu kënaqësinë që deputeti opozitar Ben Blushi vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Falë zgjedhjeve të 18 qershorit, shqiptarët do të kuptojnë sa vota do të marrë Partia Socialiste që lufton për shtet, punësim dhe mirëqenie për Shqipërinë që duam dhe sa vota do të marrë një parti që lufton vetëm për të bërë kryetarin e saj ministër.

Partia Socialiste është krenare për atë çka kemi arritur gjate këtij mandati, për të bërë shtet dhe luftuar për drejtësi, duke mbledhur taksat, luftuar informalitetin, rritur rrogat e pensionet dhe duke luftuar vendosmërisht për të çliruar drejtësinë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar.

Kemi ende shumë për të bërë, sidomos për të luftuar për vende të reja pune, njësoj siç luftojmë për reformën në drejtësi.

Nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama ne do të luftojmë për Shqipërinë që duam!”, deklaroi PS e Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583