INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS edhe këtë fundjavë zgjedh delegatët për në Kongres. Flasin Rama dhe Hafizi…

PS edhe këtë fundjavë zgjedh delegatët për në Kongres. Flasin Rama dhe Hafizi…

Publikuar më: 13:42 27-02-2016

Partia Socialiste edhe këtë fundjavë ka zhvilluar zgjedhjet për delegatë në qarqet Tiranë-Durrës. 

Kreu i PS-së Edi Rama ka votuar në njësinë administrative të Dajtit, pasi prej kohësh ai është banor i Surrelit. Rama pas votimit ka deklaruar se proçesi është shumë transparent dhe se ndihet krenar për Partinë Socialiste. Ai e ka konsideruar PS-në si e vetmja forcë politike që mund të drejtojë vendin përmes reformave.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Në këto dy muaj në Partinë Socialiste janë zhvilluar rreth 5 mijë proçese zgjedhore me votë të fshehtë, duke pasur parasysh zgjedhjet e kryetarëve në Organizatat Socialiste, si dhe zgjedhjet e delegatëve në proçesin e përcaktimit të përfaqësuesve më të lartë të Partisë në Kongres. Janë proçese zgjedhore që bëjnë qartësisht diferencën mes Partisë Socialiste dhe të tjerëve dhe ndërkohë, janë proçese zgjedhore që kanë përfshirë një numër të jashtëzakonshëm zgjedhësish dhe zgjedhësesh në një moment transformimi të Partisë Socialiste, e cila po hapet, po rritet, jo vetëm numerikisht, por edhe në cilësinë e strukturës së saj, duke synuar një reformim rrënjësor të strukturës së përbërjes sociale të çdo organizate.Unë jam krenar për Partinë Socialiste dhe shfrytëzoj rastin që t’iu bëj thirrje të gjithë atyre që duan të shikojnë një orë e më parë rezultatet e reformave tona që t’i bashkohen Partisë Socialiste, sepse është e vetmja fuqi që siguron e ecjen e Shqipërisë në drejtimin e duhur dhe që ka kapacitet morale intelektuale dhe politike për të transformuar Shqipërinë përmes reformash që të tjerët, jo nguruan, por as guxuan t’i marrin përsipër, qoftë edhe parimisht, lerë pastaj që t’i vënë në jetë. Nëse reformat tona do të ishin bërë vite më parë sot do të kishim një Shqipëri tjetër dhe me reformat që do bëjmë nuk përcaktojmë vitin tjetër por përcaktojmë Shqipërinë e 20 viteve te ardhshme”

Po nga Shkodra ka reaguar dhe deputetja Mimoza Hafizi, e cila prej disa kohësh është pozicionuar në krah të Ben Blushit sa i përket zbatimit të statutit të partisë për të bërë zgjedhje për kryetarin. Ajo tha se brenda partisë po bëhen zgjedhje për delegatët, në vend që fillimisht të zgjidhet kryetari i Partisë Socialiste, të cilit i ka mbaruar mandati. Këtë situatë Hafizi e ka konsiderura si një rebus të çuditshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0033249855041504