Socialistët kremtojnë 27 vjetorin e themelimit të partisë. Kryetari i partisë, njëherësh kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë ditë ta festojë në qytetin bregdetar të Durrësit, aty ku u mbaj dhe mbledhja e qeverisë. Socialistët kanë vendosur të organizojnë një festë privatë në “kodrën e kuajve’ në Durrës, ndërsa ftesat tashmë janë shpërndarë.
Ndërsa vetë kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka zgjedhur që të gjithë ndjekësit e tij në faceboopk ti urojë këtë datëlindje me një foto. Ajo ishte shumë domethënëse e që si piktor Edi Rama ka ditur ta përcjellë. Më pas kjo fotografi është shpërndarë edhe nga deputetët apo dhe simpatizantët socialistë, duke bërë kështu xhiron në rrjet.