INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS gati të ulet me PD për reformën zgjedhore

PS gati të ulet me PD për reformën zgjedhore

Publikuar më: 11:54 16-09-2019

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shprehu gadishmëri për t’u ulur me Partinë Demokratike për reformën zgjedhore. Ai zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit për Drejtësinë, Christian Lange, e më pas u shpreh se, “Dëshira jonë ka qenë që reforma zgjedhore të kryhet me dakordësinë e një spektri të gjerë të politikës shqiptare. Përpjekjet tona për të arritur një konsensus të gjerë edhe me PD do të vijojë. Javës tjetër do të kemi një tryezë të partive politike për të shprehur këndvështrimin e tyre. Askush nuk duhet të mbajë peng rrugën e një reforme të thellë të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”, tha Balla. 

Më pas Balla u pyet nëse nga Brukseli është kërkuar çuarja e politikënëve të korrptuar para drejtësisë.  “Funksioni dhe ngritja e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion do të shoqërohet me një regjistër të personave të nivelit të lartë që duhen hetuar dhe gjykuar paanshmërish. Gjithmonë rruga e integrimit europian shoqërohet me standarde, kushte që çdo vend duhet t’i përmbush. Edhe vendet që janë anëtare", tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102