INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS kërkon shkarkimin e kreut të KQZ-së, favorizoi një kryebashkiak të dënuar

PS kërkon shkarkimin e kreut të KQZ-së, favorizoi një kryebashkiak të dënuar

Publikuar më: 12:44 12-11-2017

Partia Socialiste kërkon shkarkimin e kreut të KQZ-së Klement Zguri.
Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, Zguri ka shkelur ligjin pasi i ka garantuar integritet kryebashkiakut të Mallakastërs Agron Kapllanaj i cili rezulton se ka qënë i dënuar në Itali për vjedhje.

Balla shprehet se është detyrim i Kuvendit që të nis procedurat e shkarkimit të Zgurit.

“Asnjë funksionar publik që shkel ligjin nuk mund të vazhdojë më të qëndrojë në atë detyrë. Është detyrimi i Kuvendit të Shqipërisë që menjëherë të fillojë procedurat për shkarkimin e zotit Klement Zguri nga detyra e Kryetarit të KQZ, për shkelje të rëndë të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Jemi në kushtet kur është mëse e qartë se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit dhe përmes veprimeve e mosveprimeve të tij i shtyu sa mundi jetën politike një të zgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm e vetëm sepse është i të njëjtit krah politik me të dhe i ndikuar nga urdhërat politike. Shembull konkret dhe i patolerueshëm i njëanshmërisë së verbër politike dhe mungesës së profesionalizmit” shkruan Balla në reagimin e tij

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887