INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS kërkon shkarkimin, kreu i KQZ-së: Zhvendoseni lojën politike diku tjetër

PS kërkon shkarkimin, kreu i KQZ-së: Zhvendoseni lojën politike diku tjetër

Publikuar më: 17:26 12-11-2017

Pas kërkesës së PS, për shkarkimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka ardhur edhe reagimi nga Klement Zguri. Në një deklaratë për mediat , kryetari i KQZ-së tha se e vërteta është e kundërta e asaj që pretendohet.

Kjo kërkesë e PS, u bë publike nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nëpërmjet një postimi në Facebook. Ky reagim i PS, vjen pas mosheqjes nga KQZ-ja e mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

“Puna e KQZ për fat të mirë është në dritën e diellit. Uk ka vetëm kroika lajmesh, por ka mbledhje, akte vendime. Të gjitha publike. KQA nuk fsheh vetëm zbardh. Kështu që edhe në rastin konkret e vërteta është krejt e kundërta e asaj që pretendohet. Por në respekt të funksionit zyrtar që mbuloj unë e kam të ndaluar të përfshihem në beteja apo lojra politike ndaj nuk bëhem pjesë e debatit poltik. Përgjigja ime do të jetë vetëm zyrtare dhe vetëm drejtuar organit të emertesës sapo ai ta kërkojë . Ju bëj thirrje të gjtha palëve që lojën politike ta zhvendosin gjetkë, në ndonjë fushë ku interesit publik i bëjnë më pak dëm” shprehet Zguri në reagimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.00388503074646