INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS kundër Nishanit, për dekretimin e zgjedhjeve në Bashkinë Dibër

PS kundër Nishanit, për dekretimin e zgjedhjeve në Bashkinë Dibër

Publikuar më: 11:13 03-08-2016

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që nuk i dha të drejtë kreut të Bashkisë Dibër për tu rikthyer në detyrë pas videoskandalit ku ai kërkonte seks për një vend pune, Presidenti Bujar Nishani caktoi datën 11 shtator për mbajtjen e zgjedhjeve. Por me sa duket Partia Socialiste nuk e ka pritur këtë dekret dhe ka akuzar Nishanin se ai ka nxituar me argumentin se Gjykata Kushtetuese ende nuk ka zbardhur vendimin.
Deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se vendimi i presidentit është personal, pasi kur vendimi nuk është zbardhur, nuk ka sesi të hyrë në fuqi.
“Proçesi zgjedhor duhet të zhvillohet me një klimë besimi për të gjitha palët, duke lënë qytetarët të vendosin për përfaqësimin e tyre, por mbi të gjitha duke zbatuar përcaktimet e legjislacionit zgjedhor për caktimin e datës dhe organizimin e zgjedhjeve. Partia Socialiste si palë drejtpërdrejt e interesuar, në bazë të nenit 111 të “Kodit të Procedurave Administrative”, i kërkon Presidentit të Republikës të konstatojë pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ sa më shpejt, në mënyrë që të mos shkaktohen pasoja të padëshiruara nga ligji,” tha Gjylameti.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492