INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ps largon një tjetër deputet, pritet të mos rikandidojë në zgjedhjet e 18 qershorit

Ps largon një tjetër deputet, pritet të mos rikandidojë në zgjedhjet e 18 qershorit

Publikuar më: 16:24 04-02-2017

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur të mos rikandidojë për deputet në qytetin e Kavajës, Pardi Carën. Kavajasi do të zëvendësohet në bashkinë që drejtohet nga Elvis Rroshi nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Si pjesë e Qarkut të Tiranës, Kavaja nxjerr vetëm një deputet dhe nga PS në zgjedhjet e 18 qershorit do të jetë Ahmetaj ai që do të kërkojë të hyjë në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike nuk ka vendosur ende.

Nuk dihet nëse Cara do të mbetet kandidat në listën e PS-së në Tiranë, megjithatë shanset janë të pakta për deputetin që në këto katër vite është paraqitur shumë rrallë në Kuvend. Cara nuk ishte i pranishëm në krah të Rroshit as në zgjedhjet lokale të 2015-ës, për shkak të një konflikti mes tyre.

Gjithsesi, deri më tani,sipas newsbomb.al  për deputetët që qytetarët dëshirojnë t’i shohin sërish në Kuvend, Cara ka marrë 6% të votave, jo pak krahasuar me shumë deputetë të tjerë të PS-së në Qarkun e Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389