INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS mbledh Asamblenë Kombëtare ditën e shtunë

PS mbledh Asamblenë Kombëtare ditën e shtunë

Publikuar më: 17:44 03-01-2018

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e shtunë, më 6 janar, Asamblenë Kombëtare. Në mbledhjen e cila është parashikuar të mbahet paradite në orën 10:00 mësohet se do të ndryshohet sekretariati i partisë. Gjithashtu, në Asamble do të diskutohet dhe për ecurinë e zgjedhjeve në parti. Kjo mbledhje vjen në javën e parë të vitit 2018, në kohën kur opozita pritet të nis protestat. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare pritet të diskutohet edhe rreth punës së bërë gjatë këtyre muajve të qeverisjes.

Article Logic
Execution time: 0.0032880306243896