INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS mbyll seancën demokratët denoncojnë, e paprecedentë [FOTO]

PS mbyll seancën demokratët denoncojnë, e paprecedentë [FOTO]

Publikuar më: 11:13 31-05-2018

Për 2 orë me radhë foltorja e kuvendit është bllokuar nga opozita. Deputetët demokratë merrnin me radhë fjalën, e pas përfundimit të kohës së lejuar Gramoz Ruçi u ndërpriste fjalën e më pas edhe seancën. 4 herë me radhë Ruçi nuk mundi të vazhdojë seancën, pasi demokratët bllokonin foltoren ndërsa fjalimet e tyre më pas i përcillnin përmes facebook.
Duke parë ecurinë e zhvillimeve gjatë dy orëve në Kuvend, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, kërkoi që të ndërpriteshin diskutimet dhe të votoheshin projekt ligjet dhe marrëveshjet e parashikuara.
Në këtë situatë, mazhoranca vendos të hedhë në votim ligjet, dhe më pas deputetët socialistë janë larguar nga salla e kuvendit. Ata lanë pas deputetët demokratë, të cilët kanë vijuar të mbajnë fjalimet e tyre, të cilat u përcollën përmes facebook të Lulzim Bashës.

pd_ne_kuvend.jpg

 

pd_ne_kuvend1.jpg

pd_ne_kuvend2.jpg

 

pd_ne_kuvend3.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037717819213867