Rakip Suli u betua si kryetari i bashkisë së Kamzës, duke zënë vendin e demokratit Xhelal Mziu.
Më herët u bë dhe konstituimi i këshillit në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim Rugova” ku u miratuan mandatet e 40 këshilltarëve të bashkisë në Kamëz, të cilët do të punojnë për këtë bashki në katër vitet e ardhshme.
Rakip Suli është shoqëruar nga deputeti Taulant Balla dhe Ervin Bushati, për të bërë betimin kreu i ri i Bashkisë së Kamzës, e cila prej 12 vitesh është drejtuar nga Xhelal Mziu. Konstituimi i këshillit dhe betimi i Rakip Sulit është zhvilluar në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim Rugova”.
Nga ana tjetër mbështetës të PD ishin mbledhur për të protestuar në ambjentet e bashkisë së Kamzës ndërsa Xhelal Mziu qendronte në zyrën e bashkisë.