INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS ndryshon kandidatin për Bashkinë e Kavajës

PS ndryshon kandidatin për Bashkinë e Kavajës

Publikuar më: 09:18 26-05-2017

Socialistët ndryshojnë kandidatit për Bashkinë e Kavajës, për zgjedhjet e 25 qershorit. Mësohet se Partia Socialiste pritet të regjistrojë sot në KQZ, Dorian Muratin si kandidat për kryetar të Bashkisë Kavajë.
Edhe PD pritet të regjistrojë sot kandidatin ndërkohë në garën për kreun e Bashkisë, ndërsa LSI do të përfaqësohet me Maksim Konën.
Zgjedhjet vendore në Kavajë do të mbahen në të njëjtën ditë me ato parlamentare, 25 qershor 2017.
Ndërkohë pritet zyrtarizimi i kandidaturave të PS dhe PD.
PS kishte zgjedhur Klodian Shehin për këto zgjedhje nëse do mbaheshin në datën e dekretuar, 7 maj 2017 por PS u tërhoq nga këto zgjedhje pas deklaratave të PD-se për protesta.

Article Logic
Execution time: 0.0028970241546631