INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS: Ndryshon Statuti, zgjidhet modeli Laburist

PS: Ndryshon Statuti, zgjidhet modeli Laburist

Publikuar më: 12:43 28-02-2016

Përfundon përgaditja për ndryshimet në Statutin e partisë Socialiste. Fatmir Xhafaj, Sekretar për Çështjet e Koordinimit në Partinë Socialiste, deklaroi të dielën se “Komisioni për Reformën Statutore ka përmbyllur punën disamujore për hartimin e statutit të ri të PS-së”.

“Statuti i parë është miratuar në 12 qershor 1991 dhe në 2011 ka ndryshuar për herë të fundit. Kishte disa rrethana që e bënin të domosdoshëm statutin e ri. Reforma administrativo-territoriale, e ideuar dhe realizuar nga mazhoranca, diktonte përshtatjen e partisë me organizimin e ri, për të pasur një parti më dinamike”.

Ndryshimet në Statutinë e Partisë kanë reflektuar dhe problematikat e hasura ndër vite theksoj Xhafaj.

“Statuti i ri është reflektim në përvojat e krijuara në vite dhe nga gabimet e bëra. Funksionimi i partisë kishte nxjerrë në pah nevojën e rregullimeve më të qarta në disa aspekte”.

 

Sipas tij, statuti i ri, sipas modelit të Partisë Laburiste, do të sjellë përmirësime në organizimin dhe financimin e Partisë Socialiste.

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938