INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS pranon Nishanin, miraton dekretin e mbetjeve

PS pranon Nishanin, miraton dekretin e mbetjeve

Publikuar më: 08:22 29-09-2017

Për 16 orë në sallën e Kuvendit është zhvilluar një debat i fortë mes shumicës dhe opozitës. Peshën kryesore të debatit e kanë mbajtur dy kundërshtarët politik Edi Rama e Lulzim Basha. Dhe në përfundim të debateve, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për strukturat dhe organikën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe për klasifikimin e pagave të Komisionerit Publik, të gjitha sipas variantit të propozuar nga komisioni i ligjeve. Kuvendi rrëzoi me 52 vota propozimin e PD dhe me 53 atë të LSI për organet e e Vettingut. Gjithashtu gjatë seancës maratonë u pranuan edhe dy dekretet e ish-presidentit të Republikës Bujar Nishani për kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe Për dhomat e tregtisë dhe industrisë. Këto dy dekrete morën votën pro të opozitës, ndërsa mazhoranca abstenoi.
Kuvendi votoi me 73 vota pro edhe aktin normativ të qeverisë, për ndryshimet në buxhetin e vitit 2017.
Votimi i disa prej pr/vendimeve
Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese”
Propozimi i PD -52 pro, 73 kundër
Propozimi i LSI -53 pro, 74 kundër
Votimi sipas variantit nga Komisioni i Ligjeve- 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim
Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit””
Propozimi i PD- 53 pro, 74 kundër
Votimi sipas variantit nga Komisioni i Ligjeve- 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim
Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionerit Publik
Propozimi i PD- 53 pro, 74 kundër
Propozimi i LSI- 53 pro, 74 kundër
Votimi sipas variantit nga Komisioni i Ligjeve- 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim
Dekreti nr. 9765, datë 14.10.2016 “Për kthimin e ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar
54 pro, 0 kundër, 72 abstenim
Dekret nr. 7969, datë 18.10.2016, “Për kthimin e ligjit nr. 93/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, të ndryshuar”
64 pro, 1 kundër, 71 abstenim
Akti normativ nr. 2, datë 16.8.2017 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017
73 pro, 54 kundër, 0 abstenim

Article Logic
Execution time: 0.0037691593170166