INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS rrëzon dekretin e Metës, rishikon ‘Kadastrën’

PS rrëzon dekretin e Metës, rishikon ‘Kadastrën’

Publikuar më: 11:59 28-01-2019

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, është marrë vendim lidhur me dekretin e Presidentit Ilir Meta “Për Noterinë”.

Grupi i PS-së, ka vendosur që ta rrëzojë ligjin e Noterisë, të rikthyer në Kuvend nga kreu i shtetit, ndërkohë që ka vendosur që të rishikojë ligjin për Kadastrën, i cili gjithashtu është kthyer nga Presidenti.

Kështu PS është e vendosur për rrëzimin e ligjit të kthyer në Kuvend, “Për noterinë”, me qëllim rishqyrtimin e neneve 61, 65 dhe 76 të këtij ligji.

Sipas Presidencës, përmbajtja e nenit 61 të ligjit “Për noterinë”, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji. Gjithashtu sipas presidentit në ligj nuk garantohet trajtimi i barabartë i noterëve përballë kostos që duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre dhe nuk ofrohet siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamundura të shoqërisë.

Pas ligjit “Për Noterinë”, Presidenti Ilir Meta nuk kaloi as ligjin “Për kadastrën”. Kreu i Shtetit dekretoi kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164