Kandidatja fituese e PDIU-së në Dibër, Reme Lala, pak minuta më parë, ka deklaruar se do t’i mbashkangjitet vullnetit të shqiptarëve, për t’i dhënë timonin Edi Ramës.
Lala deklaroi përballë simpatizantëve të saj, bashkë me Edi Ramën, do të bëjmë “Rrugën e Arbrit”, brenda këtij viti.
“Unë nuk jam e asnjë partie. Sepse partia ime janë Dibra dhe dibranët. Ndaj nga ky moment deklaroj se mandati im është në shërbim të Edi Ramës dhe të timonit të qeverisjes, që Rruga e Arbrit të përfundojë brenda këtij viti” tha Lala
Në Dibër, ndahen 6 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 2 mandate; PD 2 mandate; LSI 1 mandat; PDIU 1 mandat.