Partia Socialiste mbledh sot Kongresin e Partisë, që do të fokusohet tek zgjedhjet e 30 qershorit për pushtetin vendor.
Në këtë kongres, zyrtarisht do të konfirmohet Erion Veliaj për një mandate të dytë për Bashkinë Tiranë, si dhe do të publike lista me këshilltarët bashkiakë për kryeqytetin.
Shembujt e qeverisjes lokale, platforma e “Bashkëqeverisjes” si dhe “Pakti për Universitetin” do të jenë 3 shtyllat e Kongresit të PS.
Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Elektorale u shpreh se do të diskutohen edhe ndryshimet e fundit në draftin e Kodit Zgjedhor depozituar në Kuvend. Blerina Gjylameti ftoi të gjitha partitë brenda dhe jashtë Parlamentit që të ulen në tryezë.
Partia Socialiste ka ftuar dhe ish-kryeministrin Fatos Nano që të jetë pjesëmmarës. Përfaqësues të PS kanë dhënë se pjesëmarrjen Nano e ka konfirmuar, megjithatë mbetet për t’u parë.
Punimet do të hapen me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm. Do të marrin fjalën Ministra, kryebashkiakë, ndërsa në sesionin e dytë për “Bashkinë që Duam” do të flasë Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj.