Partia Socialiste ka zgjedhur edhe këngën që do ta shoqërojë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit. Eshtë kënga e David Guetta ft. Zara Larsson me titull "This One's For You Albania" , kënga zyrtare e EURO 2016.
Njoftimin e ka bërë Kryeministri edi Rama në Fb:
"Ju uroj një të diel të qetë me këngën që mes 1797 propozimeve është përzgjedhur të na shoqërojë në rrugën drejt 18 qershorit të fitores 2017.
Shorti për ndarjen e çmimeve të fituesve mes propozuesve të kësaj kënge fantastike do të hidhet gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, që do te zhvillohet në Ditën e Europës, më 9 Maj."