INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse bashkëshortët duhet të flenë në një krevat...gjithnjë

Pse bashkëshortët duhet të flenë në një krevat...gjithnjë

Publikuar më: 12:15 23-10-2016

Nga Lira Gjika

Të fjeturit e burrit dhe gruas në një krevat, është, siguria absolute. Këta dy njerëz, jo vetëm që nuk i bëjnë keq një ri tjetrit, por I besojnë një ri tjetrit.Të dy partnerët, pas një dite të gjatë, të ngarkuar me ngjarje e strese, rikthehen në fund të ditës dhe takohen përsëri. Është pikërisht ky ritakim I vazhdueshëm, që fuqizon ose zbeh marëdhënien e tyre. Pa këtë takim në krevat, ku nuk bëhet vetëm seks, por vendoset ajo qetësi e brëndëshme, që realizohet kur njeriu shtrin trupin e tij dhe le më njanë ditën e lodhshme. Është pikërisht prekja, afërsia, përqafimi, që sëbashku me bisedën me zë të ulët dhe e ndërthurur me erësirën, zbutin mëritë e vogla apo distancën, që krijohet gjatë ditës, nga vajtja në punë , kontakti me të tjerët, qoftë dhe pjestarë familje apo femijet. Është pikërisht të fjeturit bashkë, që ushqen e ripertërin marëdhënien burë grua. Intimiteti ndërmjet dy njerëzve, që kanë zgjedhur të ndërtojnë familjen e tyre, e mer një pjesë të përtëritjes nga kjo rutinë e të fjeturi, që së bashku me aktin seksual, I zgjatin jetën marëdhënies burrë grua, e cila është edhe “stofa” ku endet familja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025699138641357