INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Brad Pitt nuk i përgjigjet kërkesës së Jolie për divorc?

Pse Brad Pitt nuk i përgjigjet kërkesës së Jolie për divorc?

Publikuar më: 15:56 21-10-2016

Divorci më i famshëm i viteve të fundit nuk ka ndërmend të përfundojë.

Brad Pitt nuk do të japë një përgjigje ligjore ndaj peticionit për divorc të Angelina Jolie pasi do të përcaktonte fushëbetejën për një betejë ligjore shumë të shëmtuar. Ai nuk do ta bëjë diçka të tillë pasi ka frikë se mund të sjellë dëme psikologjike për fëmijët e tyre. Përgjigja ligjore e Brad supozohej që të arkivohej ditën e mërkurë, por afati përfundoi pa ndodhur diçka e tillë. Burime pranë tij bëjnë me dije për TMZ se aktori 52 vjeçar dëshiron kujdestari ligjore dhe fizike të përbashkët, por nëse do të arkivonte letrat do të vijëzohej kështu një luftë e vërtetë. Angelina nga ana e saj dëshiron kujdestari të plotë fizike. Angelina mund të kërkonte një gjykim të përshpejtuar meqe Brad nuk ka arkivuar ende letrat, por mësohet se nuk do ta bëjë diçka të tillë. Ajo bie dakort se prioriteti është shërimi i familjes, jo fillimi i një lufte.

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373