INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse disa femra nuk kanë të dashur

Pse disa femra nuk kanë të dashur

Publikuar më: 11:43 15-04-2016
Në disa raste femrat që janë beqare, gjykohen nga shoqëria për faktin se nuk kanë partner.
Asgjë nuk është si duket, pasi ndodh që këto femra mund të jenë shumë rehat me veten e tyre dhe nuk e kanë të nevojshme të kenë dikë në jetën e tyre. Femrat e arrira në karrierë dhe shumë simpatike zgjedhin të rrinë vetëm, sesa me dikë që ndoshta mund t’i prishë atë qetësinë shpirtërore.  Ja disa arsye, pse këto femra janë single:
 
1. Kanë personalitet të fortë
Vetbesimi  ndikon që të shfaqen  shumë tërheqëse për meshkujt, duke i frikësuar për të krijuar një lidhje.
 
2. Janë besnike ndaj miqve
Femrat single nuk i braktisin miqtë e tyre, sa herë vjen një mashkull në jetën e tyre. Mashkulli që dëshiron të jetë në jetën e tyre, duhet të dijë vendin e tij.
 
3. Nuk janë të dëshpëruara
Femrat single, ja dedikojnë  kohën e tyre, gjërave  që i bëjnë të ndihen të lumtura dhe nuk janë aspak të dëshpëruara.
 
4. Meshkujt nuk janë prioriteti i tyre
Ato nuk kanë asgjë me nxitim, sepse mendojnë që dashuria mund të rritet me durim. Shfrytëzimi i kohës, në mënyrën më të mirë është motoja e tyre.
 
5. Janë aventuriere sensuale
Femrat single, veçanërisht nuk e pëlqejnë monotoninë. Ato bëjnë çdo gjë për të bërë ndonjë aventurë interesante.
 
6. Janë ambicioze
Ato përqendrohen te puna dhe angazhimet e përditshme. Sipas tyre, jeta është shumë e shkurtër, për t’u martuar.
 
7. Nuk i pëlqejnë kompromiset 
Ato i bëjnë gjërat vetëm nëse i ndjejnë. Janë të varura ndaj së panjohurës dhe lirisë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723