INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse duhet ta fitojë Romeo dhe jo Heidi BB? Si i përgjigjet Bora Zemani pyetjes së sikletshme

Pse duhet ta fitojë Romeo dhe jo Heidi BB? Si i përgjigjet Bora Zemani pyetjes së sikletshme

Publikuar më: 12:28 25-05-2024

Moderatorja Bora Zemani, nuk i ka shpëtuar pyetjes në “Cherry on Top” për finalen e Big Brother VIP3.

E pyetur nga të ftuarit se pse duhet ta fitojë Romeo këtë edicion, moderatorja ka renditur disa arsye.

“E para njëherë se nëse ata të dy do ishin në pod final, ndoshta do ishte gjëja më e bukur që mund të na shihnin sytë. Patjetër që mendoj se Romeo e meriton finalen jo vetëm se është njeri i afërt i imi, por di që është shumë i sinqertë aty brenda.

 Unë vetë preferoj të shoh më mirë atë njeriun emocional dhe të sinqertë, jo atë që gjen strategji. Ka pasur durim në shumë situata të vështira. Romeo ka pasur shumë dinamika me finalistët e tjerë“-u shpreh Bora Zemani.

Article Logic
Execution time: 0.0033888816833496