INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse duhet ta keni partnerin tuaj të shenjës së shigjetarit? 7 Arsyet bindëse!

Pse duhet ta keni partnerin tuaj të shenjës së shigjetarit? 7 Arsyet bindëse!

Publikuar më: 11:13 08-08-2017
Kohët e fundit, njerëzit para se të dalin me dikë, e pyesin për shenjën e horoskopit.
Në këtë artikull, sipas intv.al do flasim më saktësisht për shenjën e shigjetarit, pra personat që kanë lindur nga 22 nëntori-21 dhjetori. Pse këto persona janë të këndshëm për t’i pasur pranë, si partner, apo edhe mik:
1. Nuk është dashakeqës, i thonë gjërat drejtpërdrejt dhe nuk dinë të justifikohen.Ata duan që të dilni drejt e në temë.
2. Çdo gjë e bëjnë me ndershmëri. Shtirja dhe mashtrimi nuk kanë fare lidhje me to.
3. Ata udhëhiqen nga Jupiteri, i cili i bën ata më të fortë emocionalisht dhe të përcjellin energji pozitive. E shohin jetën me entuziazëm, duan të argëtohen, ta shijojnë jetën dhe preferojnë bisedat produktive dhe shpirtërore. Ata ju ngrenë humorin, prandaj nëse nuk ndiheni mirë, shoqërohuni me një shigjetar.
4. Nuk është i durueshëm ndaj njerëzve që abuzojnë me çiltërsinë dhe pafajësinë e tij.
 Ka tendencën të largohet dhe të reflektojë vetëm. Një shigjetar, nuk qëndron me ju për interes, edhe nëse nuk ju duron, ai largohet.
5. Kur janë të lidhur me dikë që e duan, janë shumë besnikë.
 Edhe pse njihet si shenja e aventurave, nëse një shigjetar dashuron vërtet, kurrë nuk ju tradhëton. Nëse pësojnë zhgënjime në dashuri, ata nuk mbyllen në vetvete, por vazhdojnë në gjetjen e gjërave të reja.
6. Kurrë mos e nënvlerësoni një Shigjetar.
 Ata dinë më shumë se sa thonë dhe vënë re më shumë gjëra se sa mendoni ju. Ata janë mirënjohës.
7. E mbyt monotonia. 
Nëse do e keni partnerin shigjetar, do bëni qejf, pasi i pëlqen shumë të udhëtojë. Atij i pëlqen të bëjë gjëra të larmishme  dhe mos ta zërë monotonia. 
 
Burimi: Astrology Zodiac
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.00360107421875