INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse duhet të flemë pa mbathje?

Pse duhet të flemë pa mbathje?

Publikuar më: 09:09 19-04-2016

Numri i studimeve që këshillojnë që të flihet pa rroba natën për të mbrojtur shëndetin, sa vjen e shtohet.

Ekspertët thonë se fjetja me të brendshme mund të shkaktojë irritime të mëdha të lëkurës dhe më të rrezikuarit janë meshkujt, që mund të përballen deri në probleme fertiliteti.

Gjinekologia Alyssa Dweck është një prej zërave që kërkon që në krevat të shkohet pa asnjë rrobë.

“U këshilloj shpesh pacientëve të mi që të flenë pa të brendshme”, thotë ajo.

Dweck shpjegon arsyet.

“Të mbulosh pjesët intime me rroba, veçanërisht kur bëhet fjalë për materiale fabrike që kanë përbërje sintetike e që nuk thithin djersën është e gabuar. Këtu krijohet ambienti më i përshtatshëm për bakteret që infektojnë lëkurën dhe shkaktojnë irritim të saj”, thotë ajo.

Për femrat që për arsye të ndryshme nuk munden apo nuk duan që të flenë lakuriq, Dëeck këshillon që të përdoren rroba të gjera.

Për meshkujt, flet urologu Brian Steixner, që thotë se fjetja me të brendshme në pjesët intime për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme fertiliteti.

“Pjesët intime të meshkujve duhet të kenë temperaturën e trupit në mënyrë që të optimizohet prodhimi i spermës. Përveç kësaj, me të brendshme shtohen edhe mundësitë për infeksione nga bakterie të ndryshme”, deklaron ai.

Article Logic
Execution time: 0.0021259784698486