INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse duhet të hani mjaltë me hudhër

Pse duhet të hani mjaltë me hudhër

Publikuar më: 15:52 08-02-2016

Hudhra është një nga bimët më të përdorura në kuzhinat e gjithë botës. Ajo ka një shije të veçantë dhe shumë fuqi shëruese.

Zakonisht hudhra përdoret e gatuar, por forma e saj e pagatuar e transformon këtë bimë në një ilaç të fuqishëm natyror.

Kur është fjala për zemrën, ajo e ndihmon uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe kolesterolit, gjithashtu parandalon sëmundje të zemrës, sulmin në zemër dhe arteriosklerozën.

Mënyra më e mirë për ta përdorur hudhrën është duke e përzier atë me mjaltë dhe ta konsumoni në stomakun bosh esëll, për shkak se kur stomaku është i mbushur me ushqim, është më e vështirë për trupin që t’i absorbojë të gjithë ushqyesit që kjo përzierje mund t’i ofrojë.

E gjitha çfarë duhet të bëni është të merrni 2-3 thelpinj hudhre, t’i copëtoni ato në copa të vogla dhe t’i përzieni me një lugë gjelle mjaltë.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715