INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse duhet të qajmë?

Pse duhet të qajmë?

Publikuar më: 18:27 07-03-2016

Të qash është një mënyrë e mirë për të mbrojtur trupin nga hormonet e stresit, prandaj këshilloheni që herë tjetër të mos e mbani por të shpërtheni në lot.

Lotët janë shumë të dobishëm, sepse lehtësojnë dhimbjen te artriti reumatoid, rregullojnë sistemin e imunitetit dhe reduktojnë alergjitë, ka treguar një studim i bërë në Universitetin Indiana, SHBA.

Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit, të cilët vuajnë nga ekzema dhe alergjitë pas qarjes kanë nivel më të ulët të inflamacionit imunoglobinë, ndërsa një hulumtim japonez ka treguar që njerëzit të cilët qajnë kanë dhimbje më të vogël dhe simptoma më të vogla të artritit reumatoid se ata që durojnë.

Kështu analizat e gjakut pas qarjes kanë treguar që niveli i kimikateve imunologike natyrale që përkeqësojnë artritin reumatoid është më i vogël se zakonisht, ndërsa pas një viti qarje, kanë mundur më mirë ta kontrollojnë sëmundjen e vet.

Prandaj lotët në fakt janë mbrojtje natyrore e trupit kundër hormonit të stresit sepse qarjen e përcjell aktivitet i fortë në sistemin nervor parasimpatik, i cili qetëson trupin pas ngjarjeve stresuese, lëndimeve, për shembull dhe ngadalëson punën e zemrës.

Prandaj gjyshet kanë pasur të drejtë kur na kanë thënë që është mirë të qajmë kur ndiejmë nevojën dhe që nuk duhet t’i përmbajnë lotët, sepse dobitë që i sjellin organizmit tonë janë me të vërtetë të mëdha.

Article Logic
Execution time: 0.002086877822876